Sistemi i monitorimit të praktikave të ushqyerjes së fëmijëve 0-2 vjeç dhe i treguesve të rritjes së fëmijëve 0-5 vjeç në Shqipëri është një sistem i cili siguron të dhëna administrative kombëtare mbi praktikat e ushqyerjes dhe treguesit e rritjes së fëmijëve të shëndetshëm, të mbledhura dhe raportuara në mënyrë periodike nga shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor (konsultoret e fëmijëve dhe/ose qendrat shëndetësore) dhe nga maternitetet. Ky sistem është pilotuar fillimisht në tre rajone të Shqipërisë (Rajoni i Shkodrës, Kukësit dhe Tirana peri-urbane) dhe që prej vitit 2017 siguron informacion në nivel kombëtar. Ngritja e këtij sistemi ndikon në përmirësimin e sistemit të informacionit shëndetësor dhe evidencës mbi ushqyerjen e fëmijëve në Shqipëri.
Ushqyerja vetëm me gji ka shumë efekte pozitive për shëndetin e fëmijës dhe të nënës.
Efekti më i rëndësishëm është ai mbrojtës kundrejt infeksioneve gastro-intestinale, i dokumentuar bindshëm jo vetëm në vendet në zhvillim por edhe ato të industrializuara.
Rreziku i vdekshmërisë nga diarrea dhe infeksione të tjera rritet disa herë në fëmijët që janë pjesërisht të ushqyer me gji dhe sidomos tek ato që nuk ushqehen fare me gji.
Për nënën, ushqyerja vetëm me gji ndikon në shtyrjen e rivendosjes së aftësisë pjellore pas lindjes.
Përqindja e foshnjave 0–5,99 muaj që ushqehen vetëm me gji.
— Numëruesi: Fëmijët 0–5,99 muajsh që marrin vetëm qumësht gjiri
— Emëruesi: Të gjithë fëmijët 0–5,99 muajsh
Në kartelën e fëmijës ë duhet të gjendet i pasqyruar lloji i ushqyerjes së fëmijës 0 – 5,99 muajsh sa herë që fëmija sillet për konsultë për çfarëdo lloj arësyeje:
Qumështi i gjirit është një burim i rëndësishëm i energjisë dhe lëndëve ushqyese për fëmijët 6–23 muajsh.
Qumështi i gjirit mund të sigurojë gjysmën ose më shumë të energjive për të cilat ka nevojë fëmija 6 deri 12 muajsh, dhe 1/3 e energjive të nevojshme për periudhën 12 - 24 muajsh.
Qumështi i gjirit është një burim kritik i energjive dhe i lëndëve ushqyese gjatë sëmundjes si dhe pakëson vdekshmërinë tek fëmijët e kequshqyer.
Qumështi i gjirit pakëson rrezikun për një numër sëmundjesh akute dhe kronike në fëmijërinë e hershme dhe ka përfitime afatgjata për shëndetin kardio-vaskular.
Në kontekstin e HIV/AIDS, ndërprerja e hershme e ushqyerjes me gji pas 6 muajve shoqërohet me një rritje serioze të sëmundshmërisë , çrregullimin e rritjes dhe rritjen e vdekshmërisë.
Përqindja e fëmijëve 12–15,99 muajsh që ushqehen me gji:
— Numëruesi: Fëmijët 12–15,99 muajsh që kanë pirë qumësht gjiri ditën para intervistës
— Emëruesi: Të gjithë fëmijët 12–15,99 muajsh
Në kartelën e fëmijës duhet të gjendet i pasqyruar lloji i ushqyerjes së fëmijës 12 – 15,99 muajsh sa herë që fëmija sillet për konsultë për çfarëdo lloj arësyeje:
| Fëmija duhet të marrë: | Lejohet edhe: |
|---|---|
| Qumësht gjiri (përfshirë qumështin e shtrydhur ose nga një tajë) | Çdo gjë tjetër:ushqim apo lëng përfshirë qumësht jo të gjirit dhe formula |
Rreth moshës 6 muajsh, fëmija fillon të ketë nevojë për energji dhe lëndë ushqyese që
tejkalojnë atë çfarë sigurohet nga qumështi i gjirit, dhe ushqyerja plotësuese është e nevojshme për të plotësuar kërkesat për energji dhe lëndë ushqyese.
Rreth moshës 6 muajsh fëmija është gjithashtu gati nga pikëpamja e zhvillimit të tij për ushqime të tjera.
Nëse ushqyerja plotësuese nuk fillohet kur fëmija ka mbushur 6 muaj, ose i jepet në mënyrë të papërshtatshme, do të çrregullohet rritja e fëmijës.
Përqindja e foshnjave 6,00–8,99 muaj që marrin ushqime të ngurta, gjysëm të ngurta, ose të lëngshme:
— Numëruesi: Fëmijët 6,00–8,99 muajsh që kanë marrë ushqime të ngurta, gjysëm të ngurta ose ushqime të lëngshme një ditë përpara vizitës
— Emëruesi: Të gjithë fëmijët 6,00–8,99 muajsh
Në kartelën e fëmijës duhet të gjendet i pasqyruar lloji i ushqyerjes së fëmijës 6,00 – 8,99 muajsh sa herë që fëmija sillet për konsultë për çfarëdo lloj arësyeje:
| Fëmija duhet të marrë: | Lejohet edhe: |
|---|---|
| Qumësht gjiri (përfshirë qumështin e shtrydhur ose nga një tajë) | Çdo gjë tjetër:ushqim apo lëng përfshirë qumësht jo të gjirit dhe formula |
Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar me Urdhër të Ministrit të Shëndetësisë përdorimin e kurbave e reja të rritjes që rekomandohen nga OBSH (Urdhër nr. 290, dt. 25.06.2012) nga ana e KSHP si dhe ka miratuar shtesën e kartelës së fëmijës së shëndoshë që përmban kurbat e reja të rritjes, dhe fletoren e shëndetit të fëmijës së përditësuar me kurbat e reja të rritjes (Urdhër nr. 291, dt. 25.06.2012).
Treguesit e vlerësimit të rritjes së fëmijës janë: pesha për moshë, pesha për gjatësi, gjatësia për moshë. Vlerësimi i këtyre treguesve është shumë i vlefshëm për matjen e çrregullimeve nutricionale akute dhe kronike që çojnë në kequshqyerje (nënushqyerje, mbiushqyerje).
Pesha për moshë < –2 shmangie standarde (SD) nga mediana e standardeve të rrritjes sipas OBSH-së:
— Numëruesi: Numri i fëmijëve 0-5 vjeç me peshë për moshë < –2 shmangie standarde (SD) nga mediana e standardeve të rrritjes sipas OBSH-së.
— Emëruesi: Të gjithë fëmijët 0–5 vjeç
Në kartelën e fëmijës duhet të gjendet e pasqyruar gjendja e ushqyerjes së fëmijës 0- 5 vjeç sa herë që fëmija sillet për konsultë për çfarëdo arsyeje.
Kjo nënkupton që përshkrimi i gjendjes së fëmijës duhet të përcaktojë që fëmija është në:
— peshë normale
— nënpeshë
— i dobët
— gjatësi (ose lartësi) normale
— i shkurtër për moshë
— mbipeshë
Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar me Urdhër të Ministrit të Shëndetësisë përdorimin e kurbave e reja të rritjes që rekomandohen nga OBSH (Urdhër nr. 290, dt. 25.06.2012) nga ana e KSHP si dhe ka miratuar shtesën e kartelës së fëmijës së shëndoshë që përmban kurbat e reja të rritjes, dhe fletoren e shëndetit të fëmijës së përditësuar me kurbat e reja të rritjes (Urdhër nr. 291, dt. 25.06.2012).
Treguesit e vlerësimit të rritjes së fëmijës janë: pesha për moshë, pesha për gjatësi, gjatësia për moshë. Vlerësimi i këtyre treguesve është shumë i vlefshëm për matjen e çrregullimeve nutricionale akute dhe kronike që çojnë në kequshqyerje (nënushqyerje, mbiushqyerje).
Pesha për moshë < –2 shmangie standarde (SD) nga mediana e standardeve të rrritjes sipas OBSH-së:
— Numëruesi: Numri i fëmijëve 0-5 vjeç me gjatesi për moshë < –2 shmangie standarde (SD) nga mediana e standardeve të rrritjes sipas OBSH-së.
— Emëruesi: Të gjithë fëmijët 0–5 vjeç
Në kartelën e fëmijës duhet të gjendet e pasqyruar gjendja e ushqyerjes së fëmijës 0- 5 vjeç sa herë që fëmija sillet për konsultë për çfarëdo arsyeje.
Kjo nënkupton që përshkrimi i gjendjes së fëmijës duhet të përcaktojë që fëmija është në:
— peshë normale
— nënpeshë
— i dobët
— gjatësi (ose lartësi) normale
— i shkurtër për moshë
— mbipeshë
Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar me Urdhër të Ministrit të Shëndetësisë përdorimin e kurbave e reja të rritjes që rekomandohen nga OBSH (Urdhër nr. 290, dt. 25.06.2012) nga ana e KSHP si dhe ka miratuar shtesën e kartelës së fëmijës së shëndoshë që përmban kurbat e reja të rritjes, dhe fletoren e shëndetit të fëmijës së përditësuar me kurbat e reja të rritjes (Urdhër nr. 291, dt. 25.06.2012).
Treguesit e vlerësimit të rritjes së fëmijës janë: pesha për moshë, pesha për gjatësi, gjatësia për moshë. Vlerësimi i këtyre treguesve është shumë i vlefshëm për matjen e çrregullimeve nutricionale akute dhe kronike që çojnë në kequshqyerje (nënushqyerje, mbiushqyerje).
Pesha për gjatesi < –2 shmangie standarde (SD) nga mediana e standardeve të rrritjes sipas OBSH-së:
— Numëruesi: Numri i fëmijëve 0-5 vjeç me peshë për gjatesi < –2 shmangie standarde (SD) nga mediana e standardeve të rritjes sipas OBSH-së.
— Emëruesi: Të gjithë fëmijët 0–5 vjeç
Në kartelën e fëmijës duhet të gjendet e pasqyruar gjendja e ushqyerjes së fëmijës 0- 5 vjeç sa herë që fëmija sillet për konsultë për çfarëdo arsyeje.
Kjo nënkupton që përshkrimi i gjendjes së fëmijës duhet të përcaktojë që fëmija është në:
— peshë normale
— nënpeshë
— i dobët
— gjatësi (ose lartësi) normale
— i shkurtër për moshë
— mbipeshë
Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar me Urdhër të Ministrit të Shëndetësisë përdorimin e kurbave e reja të rritjes që rekomandohen nga OBSH (Urdhër nr. 290, dt. 25.06.2012) nga ana e KSHP si dhe ka miratuar shtesën e kartelës së fëmijës së shëndoshë që përmban kurbat e reja të rritjes, dhe fletoren e shëndetit të fëmijës së përditësuar me kurbat e reja të rritjes (Urdhër nr. 291, dt. 25.06.2012).
Treguesit e vlerësimit të rritjes së fëmijës janë: pesha për moshë, pesha për gjatësi, gjatësia për moshë. Vlerësimi i këtyre treguesve është shumë i vlefshëm për matjen e çrregullimeve nutricionale akute dhe kronike që çojnë në kequshqyerje (nënushqyerje, mbiushqyerje).
Pesha për gjatesi < –2 shmangie standarde (SD) nga mediana e standardeve të rrritjes sipas OBSH-së:
— Numëruesi: Numri i fëmijëve 0-5 vjeç me peshë për gjatesi > +2 shmangie standarde (SD) nga mediana e standardeve të rritjes sipas OBSH-së.
— Emëruesi: Të gjithë fëmijët 0–5 vjeç
Në kartelën e fëmijës duhet të gjendet e pasqyruar gjendja e ushqyerjes së fëmijës 0- 5 vjeç sa herë që fëmija sillet për konsultë për çfarëdo arsyeje.
Kjo nënkupton që përshkrimi i gjendjes së fëmijës duhet të përcaktojë që fëmija është në:
— peshë normale
— nënpeshë
— i dobët
— gjatësi (ose lartësi) normale
— i shkurtër për moshë
— mbipeshë
Ushqyerja me gji brenda brenda orës së parë të lindjes përbën një standard të kujdesit për të porsalindurin.
Fillimi i hershëm i ushqyerjes me gji brenda orës së parë të lindjes, mbron te porsalindurin nga marrja e infeksionit dhe ul vdekshmërinë neonatale, lehtëson lidhjen emocionale të nënës dhe foshnjës dhe ka një ndikim pozitiv në kohëzgjatjen e ushqyerjes ekskluzive me gji.
Fillimi i ushqyerjes me gji brenda orës së parë pas lindjes stimulon prodhimin e qumështit të gjirit.
Qumështi i ditëve të para (kulloshtra), është një burim i rëndësishëm i lëndëvë ushqyese dhe i mbrojtjes imunitare për të porsalindurin.
Përqindja e fëmijëve të lindur në maternitet gjatë muajit të fundit që janë vendosur në gji brenda orës së parë pas lindjes.
— Numëruesi: Numri i fëmijëve që janë vendosur në gji brenda orës së parë pas lindjes gjatë muajit të fundit.
— Emëruesi: Numri i fëmijëve të lindur në maternitet gjatë muajit të fundit
Në kartelën e nënës/foshnjes së porsalindur dokumentohet: